Fier, drejt përfundimit rehabilitimi i rrugës “Jakov Milaj”

234

Rehabilitimi i një prej akseve kryesore në Fier, rrugës “Jakov Milaj” po shkon drejt finalizimit, ndërsa pritet t’i japë zgjidhje trafikut në qytet.

Në këtë aks ka përfunduar procesi i asfaltimit por projekti do të kompletohet edhe me elementët e tjerë urban.

Investimi infrastrukturor është bërë me standardin më të mirë dhe me të gjitha parametrat bashkëkohorë.