Fier: Nis rikonstruksioni i rrugës ”Ramiz Aranitasi”

624

Në qytetin e Fierit ka nisur rikonstruksioni i rrugës ”Ramiz Aranitasi”, investim i cili pritet të sjellë trasformimin e kësaj rruge jo vetëm në imazh, por mbi të gjitha në mirëfunksionimin e saj. Ky rikonstruksion synon: zgjerimin e rrugës, rikonceptimin dhe rikonstruksionin e trotuareve, veshjen me gjelbërim gjatë gjithë segmentit rrugor, lirimin e hapsirave publike, ndërtim lulishteje në blloqe pallatesh, ndërtimin e korsisë së bicikletave dhe korsisë së emergjencave, restaurimin dhe lyerjen e fasadave, ndricim dhe plotësimin me të gjithë sinjalistikën e nevojshme.