Ripërtëritja urbane ka zbritur edhe për rrugën “Dervish Hekali”. Punimet janë ende në fazën e parë dhe imazhi i ri që do të marrë kjo rrugë ka nisur të shfaqet. Me përfundimin e infratrukturës nëntokësore dhe vazhdimin e punës për shtrimin fillestar të infrastrukturës mbitokësore, kjo rrugë do të jetë më shpejt e aksesueshme se c’është përcaktuar në projekt, duke synuar lehtësimin e qarkullimin në qytet të automjeteve dhe qytetarëve. “Dervish Hekali” së bashku me rrugën “Mujo Ulqinaku”, duke qenë në funksion të projektit për Ripërtëritjen e Qendrës së Qytetit do të jenë jo vetëm imazhi i ri infratsrukturor, por rrugë me standard, ngjyra, gjelbërim, hapsira dhe dritë, që do i japin një dimension tjetër qendrës dhe gjithë qytetit të Fierit. Në të dyja këto rrugë për herë të parë infrastruktura rrugore gërshetohet me rikonceptim urban dhe mobilim urban bashkëkohor, duke e bërë këtë, një investim me standarde europiane, që do të jetë për Fierin një model për t’u zbatuar edhe në të ardhmen.