Fier, përfundon rikonstruksioni i rrugës ”Çamëria”

440

Rruga “Çamëria” është një investim i Bashkisë Fier që ka përfunduar pas një pune intensive, e bërë në një kohë rekord. Konsiderohej si një nga rrugët më problematike dhe emergjente për ndërhyrje, edhe për faktin se i shërben jo vetëm banorëve të lagjes “1 Maj”, por dhe Spitalit Rajonal Fier.

Rikonstruksioni i saj do të pasohet me sistemimin e pastrimin e trotuareve, punë e cila kërkon edhe bashkëpunimin e banorëve, duke mbajtur pastër ambientin dhe duke ndihmuar në pastrimin e territorit pranë banesave të tyre.