Fier, përmirësohet shërbimi urban rrethqytetas

445

Udhëtimi urban rrethqytetas do të jetë në kushte komode dhe me cilësi më të lartë shërbimi. Bashkia Fier ka bërë përmirësimin e disa linjave të udhëtarëve rrethqytetase në shërbim të qytetarëve, duke synuar dhe shtimin e disa linjave të tjera, përfshi edhe unazën e qytetit. Këto përmirësime konsistojnë në rritjen e komoditetit të udhëtimit (komfortit).

Të gjithë autobusët e shërbimit të linjave të reja janë pajisur me kondicioner dhe shumë funksional. Është rritur cilësia e shërbimit, numri i orareve dhe është përmirësuar cilësia e vendstacioneve. Ndër këto linja bëjnë pjesë: Fier-Patos, Mbrostar-Fier-Zhupan, Fier-Levan, Fier-Pojan, Fier-Fermë Clirim etj; si dhe pritet, së shpejti, linja e unazës së qytetit.

14184447_998947086883202_2802403343284164150_n14203384_998947576883153_7923922537541207144_n14237604_998947783549799_1749401914380296583_n14102761_998947396883171_4280345069491732162_n14263960_998947150216529_988014154052783057_n