Fier, starton Festivali Folklorik “Ndihu Folk 2”

295

Bashkia Fier, në bashkëpunim me DAR (shkollat 9 vjeçare), hapi siparin e Festivalit Folklorik të këngës dhe valles burimore “Ndihu Folk 2”.
Festivali do të zgjasë një javë, me pjesëmarrjen e 26 shkollave 9 vjecare, publike dhe jopublike të Bashkisë. Ky festival do të sjellë në kujtesë trashëgiminë brilante shpirtërore të trevës së Myzeqëse, nëpërmjet interpretimeve të këngëve isopolifonike burimore, këngë qytetare fierake, valle burimore dhe këngëve nga rituali i dasmës
Myzeqare, që shkollat pjesëmarrëse do të paraqesin.
Materialet më të mira burimore do të përzgjidhen në natën finale dhe do të paraqiten si një e tërë, për të shfaqur një dasëm të bukur myzeqare në të gjithë tërësinë e saj.