Filmat shqiptarë së shpejti në Wikipedia

85

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka nënshkruan marrëveshjen me Open Labs për pasqyrimin në Wikipedia te të gjithë informacionit mbi kinemanë shqiptare, 

Projekti WikiFilmat SQ synon të përmirësojë informacionin rreth industrisë së filmit shqiptar në platforma të dijes së hapur si Wikipedia, Wikimedia Commons dhe Wikidata. Burime cilësore të informacionit do ofrohen nga partneri kryesor i projektit që është Qendra Kombëtare e Filmit.

Open Labs është komuniteti që promovon në Shqipëri dhe në rajon teknologjitë me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura, standartet e hapura teknologjike, privatësinë online dhe fuqizimin e domeinit publik dhe licensave alternative të veprave kreative si Creative Commons.

Wikimedia Community User Group Albania është një grup i përdoruesve të projekteve Wikimedia të Shqipërisë të cilët janë të interesuar të organizojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete outreach në nivel kombëtar duke përfshirë Galeritë, Bibliotekat, Arkivat dhe Muzetë.