Filmi “Bohemian Rhapsody” fiton Golden Globe. Ja si u ndanë çmimet e tjera

84

“Bohemian Rhapsody” është fituesi i madh i çmimeve Golden Globe.

Filmi biografik i “Queen” dhe legjendarit Freddie Mercury rrëmbeu dy çmimet kryesore, atë të filmit më të mirë dhe çmimin e aktorit më të mirë për protagonistin Rami Malek.

Pritej të ishte nata e “A Star Is Born” që ishte pretendent për 5 çmime, por drama romantike e interpretuar nga Bradley Cooper dhe Lady Gaga arriti të fitojë vetëm kolonën zanore më të mirë, për këngën “Shallow”.

Tjetër film që triumfoi në Golden Globe ishte “Green Book”, që mori 3 çmime, filmi më i mirë “Musical”, skenari më i mirë dhe aktori më i mirë jo protagonist.