Filmi shqiptar merr dy çmime në Itali

15

Filmi shqiptar Sheets është vlerësuar dy herë në festivalin e filmit në Trieste. Produksioni me metrazh të shkurtër nga Evi Gjoni, ka rrëmbyer zemrat e publikut në premierën e tij.

Sheets është filmi që ka rrëmbyer zemrat e publikut këtë fundjavë në festivalin e filmit në Trieste të Italisë. Produksioni që mban emrin e regjisores Evi Gjoni me skenar nga Genc Përmetit dhe Sven Dagones ja ka dalë të rrëmbejë një përmendje speciale dhe çmimin e publikut.

Sheets trajton historinë e një familjeje gjatë një sistemi totalitar distopik. Të mbetur në dilemën e të raportuarit apo jo tek auutoritetet të një familjeje emigrantësh. Dinjiteti njerëzor përballë instiktit për të mbijetuar.

Film që bën bashkë aktorë si Armela Demaj, Hana Dehiri dhe Agron Bimi është një produksion i Skan-Dal me mbështetjen e qendrës kombëtare të kinematografisë.