Filmi shqiptar në listën e nominimeve për “Oscar”

21

Filmi “Furgoni” i Enerik Beqirit është nominuar për çmimet Oskar në kategorinë “Live action short film” në edicionin e 93-të të këtij eventi botëror të kinemasë.

Këtë vit bashkë me “Furgonin” në këtë kategori kandidojnë dhe nëntë filma të tjerë, ku kandiduan gjithsej 174 filma dhe juria përcaktoi listën e ngushtë të të nominuarve.

Filmi “Furgoni” (The Van) ka marrë pjesë më herët në festivalin e Kanës dhe ka marrë mjaft vlerësime nga revista prestigjioze.