Filmi shqiptar ‘Perjetesisht Femijë’, fitues në festivalin në Barcelonë

36

Filmi i shkurtër ‘Përjetësisht Fëmijë’ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, është shpallur Filmi më i mirë fiktiv /Best Fiction Film/ në festivalin që ka përfunduar mbrëmë – Four Seasons Film Festival, në Barcelonë të Katalonisë, Spanjë.

Në rolin kryesor paraqitet aktori i njohur Xhevat Qorraj dhe aktori fëmi Miran Zymberaj. Në rolet e tjera vijnë Sheqerije Buqaj, Beslidhe Bytyqi, Kosovare Hoti, Joni Thimi, etj.

Dejtori i fotografisë është Latif Hasolli. Kompozitor – Naim Krasniqi. Montazhier – Nexhmi Mehmeti. Kostumografe – Samka Ferri. Mjeshtër zëri – Gëzim Rama. Skenograf – Uran Duli.

Filmi ‘Përjetësisht Fëmijë’ ka qenë pjesë e më shumë se 40 festivaleve të ndryshme ndërkombëtare dhe deri më tani ka fituar pesëmbëdhjetë çmime kinematografike, si: Accolade Global Film Competition – La Jola, USA 2017 – Award of Merit, Wendy’s Short Film Festival – Austin, USA 2107 – Best Drama Short, Texas Short Film Festival – San Diego, USA 2017 – Best Foreign Short, Bangalore International Film Festival – Bangalore, India 2017 – Special Jury Prize, Gold Movie Awards – London, UK 2017 – Best Short Film, Hellfire Film Festival – Kent, UK 2017 – Best Short Film, Pink City International Film Festival – Jaipur, India 2017 – Best Director, Montecatini International Short Film Festival – Montecatini etj.