Filmi shqiptar ”Streha mes reve” nis sot shfaqjen në 100 kinematë gjermane

47

Sot në orën 20.00 në Programkino Ost në Dresden shfaqet premiera e “ Strehës mes Reve“. Filmi do të shfaqet në mbi 100 kinema në Gjermani!

Ky në fakt është një nga lajmet më të bukura së fundi sa I përket kinemasë shqiptare! Është e para herë që një prodhim kinematografik shqiptar shpërndahet në kinematë gjermane!

Përtej kërshërisë së njohjes me një histori shqiptare, që zhvillohet në një fshat verior, filmit i jep vlerë edhe protagonist Arben Bajraktari. Aktori I njohur në gjithë botën përmes filmave hollivudianë si “ Taken“, “Harry Potter“ këtë herë vjen në rolin e një bariu!