Filmi ‘Tomka dhe shokët e tij’ shfaqet para 40 milionë shikuesve në SHBA

27

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” i Xhanfize Kekos u prezantua në një nga kanalet televizive amerikane para 40 mln shikuesve. Në këtë ekran janë përzgjedhë për t’u shfaqur filmat e 100 kineasteve të realizuar gjatë viteve ‘80 nga e gjithë bota.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për tu përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie. Ditën e djeshme, falë iniciativave të Arkivit Qendror Shtetëror të filmit “Tomka dhe shokët e tij”  i restauruar është shfaqur në ekranin prestigjioz Amerikan, Turner Classic Movies TCM. Drejtorja e Arkivit Iriz Elezi bën me dije se gjatë këtij aktiviteti është vlerësuar edhe puna e regjisores Xhanfise Keko. “TCM përzgjodhi Xhanfise Kekon si ‘Regjisorja e javës‘.

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” i restauruar nga Biblioteka e Kongresit Amerikan u realizua në vitin 1977, në Kinostudion “Shqipëria e re”.  Si një nga filmat shqiptar më të suksesshëm për fëmijë, skenari i tij është shkruar nga shkrimtari Nasho Jorgaqi. Ndërsa muzika është kompozuar nga Aleksander Lalo, dhe dirigjuar nga mjeshtri Ferdinand Deda.

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.