Financial Times: Një nga sezonet turistike më të mira për Shqipërinë

180

Gazeta prestigjoze Financial Times e ka vlerësuar maksimalisht sezonin turistik në Shqipëri duke e cilësuar atë si më të mirin ndonjëherë.

Postimi i plotë:

“Një qiell i ndritshëm nga yjet, i cili shihet si mjegull që bie mbi liqenin malor të Bizës në Shqipërinë qendrore, 5 gusht 2018.

Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike ndonjëherë, me turistët që drejtohen jo vetëm vetëm në plazhet e Adriatikut dhe Jonit, por edhe për turizmin e aventurës në zonat malore të pacënuara”-shkruan FT.

Turizmi në Shqipëri është kthyer tanimë në një industri të fuqishme, e cila gjeneron miliona euro të ardhura për buxhetin e shtetit.

Mbi 3 milionë turistë e kanë vizituar vendin tonë ne 7 muaj, e ndërkohë trendi sa vjen e rritet.

Ndërsa sipas shifrave të bëra publike nga DPT numri i të punësuarëve në këtë sektor kap shifrën e 15.000 personave.

Turizmi në shifra:

-3 milion turistë në vetëm 7 muaj!

-3 milionë e 137 mijë vizitorë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës janar -korrik 2018.

-Në korrik të vitit 2017 kanë hyrë në territorin tonë 860 mijë pushues, ndërsa në korrik të vitit 2018 kanë hyrë 1 milion shtetas, rreth 19% më shumë krahasuar me një vit më parë.

-Hyrjet në aeroport në periudhën qershor- korrik 2017,147 mijë shtetas të huaj po në të njëjtën periudhë të 2018-ës 192 mijë shtetas të huaj.