Financim deri në 25 mijë euro, ftesa për të rinjtë që kanë ide biznesi në sipërmarrjen dixhitale

41

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, fton të gjithë të rinjtë që kanë një ide biznesi të aplikojnë në Programin e Sipërmarrjes Dixhitale (EIT), i cili mbështet ekipe sipërmarrëse nga 20 vende me ide biznesi të teknologjisë së avancuar.

Programi i Sipërmarrjes Dixhitale EIT ofron trajnim të ekipeve dhe mbështetje për të finalizuar idenë e tyre. Ekipet nga shtetet pjesëmarrëse marrin mbështetje financiare deri në 25 mijë euro në 3 faza, nga ideja deri në gjetjen e një investitori të parë.

“Përmes programit tonë, ne investojmë në individë që mund të vijnë nga vende të ndryshme, por kanë energji për t’u bërë sipërmarrës të ardhshëm global. Ne sjellim mundësi atje ku është talenti”, thuhet në njoftimin e EIT-it.

Ky projekt është veçanërisht tërheqës për sipërmarrësit e rinj dhe studentët e universitetit, të cilët kanë nevojë për mbështetjen financiare dhe këshillimin e ofruar nga EIT dhe Foundation.

Afati i fundit për aplikime është data 26 prill 2020.