Finlandë/ Shqiptari hyn mes flakëve dhe shpëton çiftin e moshuar

42

Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Finlandë. Një zjarr i madh shpërtheu në Minttutie të Finlandës, si pasojë e të cilit e gjithë banesa u shkrumbua, ndërkohë që nuk ka të lënduar,

Mediat finlandeze shkruajnë se një shqiptar ndihmoi një çift të moshuarish që të dilnin nga banesa, teksa hyri mes flakëve, para se të mbërrinte departamenti i zjarrfikësve.

Ai thotë se e thirri dy herë numrin e urgjencës. Në kohën që mbërritën zjarrfikësit, gjithë banorët ishin tashmë jashtë. Zjarri zgjati rreth dy orë dhe më pas u shua.