Firmoset sot dokumenti përfundimtar i njohjes reciproke të sigurimeve shoqërore me Italinë

0

Sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore në Romë.

Mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje.

Kështu, Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani.

Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

/ata.gov.al