“Fitness plus”, Apple sjell palestrën në shtëpi përmes telefonit

22

Applepo është një shërbim i ri, i lancuar nga kompania Apple, përmes orës së saj. Sensorët e orës mund të gjurmojnë aktivitetin fizik, duke nisur nga kaloritë e djegura, ritmin dhe distancën.

“Me fitness plus ju shumë thjesht mund të zgjidhni mënyrën e dëshiruar të stërvitjes nga katalogu i videove që ofron Apple përmes iPhone, iPad apo Apple TV dhe video nis t’ju tregojë në mënyrë korrekte stërvitjen”

Apple thotë se metodikën që duhet ndjekur e dërgon në kohë reale në ekranin nga po e ndiqni stërvitjen, për ta realizuar në mënyrë korrekte. Kur mbaroni stërvitjen, ju vjen edhe një përmbledhje.

Kompania thotë se kjo lloj stërvitje ofron ushtrime për të gjithë dhe këtu përfshihet joga, çiklizmi, kërcimi dhe ushtrime rutinore. Cilido përdorues mund të gjejë ushtrime force, për muskujt apo ushtrime të thjeshta për të vënë trupin në lëvizje.

Sipas Apple aplikacioni mund të ndahet edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes, pa kosto shtesë. Kështu kompania synon të konkurrojë kundër kompanive të tjera që ofrojnë fitness në shtëpi, me çmim 172% më lirë se ato. Më shumë se 1 milion përdorues të Apple janë regjistruar tashmë për të ndjekur këto klasa.