Fituese e projektit “Idea”/ Njihuni me Blertën, që krijoi fermën me shafran

51

Blerta Feka, fituese e projektit “Idea” të mbështetur nga GIZ dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka arritur të fitojë eksperiencë dhe mbështetje financiare për krijimin e fermës së saj, të mbjellë me shafran.

Me 40 mijë bulbe të certifikuara sipas standardeve europiane, Blerta, e sheh këtë treg me potencial të madh dhe me mundësi për t’u zgjeruar edhe më tej.

“Nuk është e lehtë të nisësh një biznes të tillë në Shqipëri, sidomos me një bimë të panjohur më parë në vendin tonë. Por falë mbështetjes me njohuri që mori nga projekti “Idea”, unë arrita të krijoj këtë biznes, që sot mund ta konsideroj të suksesshëm”, shprehet Blerta.

“Për projektin “Idea”, vijon ajo, më folën disa miq të mi të cilët i kishin bërë më parë këto trajnime. Ishin trajnime shumë interesante nga të cilat pata mundësi të mësoja shumë dhe më ndihmuan të ktheja një ide biznesi në një biznes të vërtetë”.

Bletra tregon se, përveç trajnimeve ne krijuam dhe një network, një grup të përbashkët që ndihmojmë njëri-tjetrin në biznes.

“Ndërkohë që projekti më financoi me një grant, që më ndihmoi mua për blerjen e pajisjeve parësore që duhen për sistemimin e tokës gjatë mbjelljes me shafran”, tha ajo