Fituesit e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, në Shkodër.

10

Është mbyllur mbrëmë edicioni i 61-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, në Shkodër.

Mes shumë duartrokitjesh dhe emocionesh, janë dhënë edhe çmimet e këtij edicioni. Autorja Eriona Rushiti është shpërblyer dy herë mbrëmë. Pasi u vlerësua nga organizatorët e festivalit me çmimin “Kujtim Alija” për kontributin 20 vjeçar në këtë festival duke qenë edhe e para autore grua që ka fituar çmimin e parë, solistët e këtij edicioni e kanë shpallur sërish fituese këngën e krijuar prej saj, “Coco im” e kënduar nga Nikol Çabeli.

Çmimet e interpretuesve më të mirë në këtë edicion janë fituar nga Emili Dervishi nga Tirana, Nikol Çabeli nga Gjirokastra dhe vogëlushja nga Shkodra Livia Lumçi.

Festivali, një festë e fëmijëve që është e lidhur fort me qytetin tradicionalisht, në këtë edicion është bashkëorganizuar nga Bashkia Shkodër, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Radio Televizionit Shqiptar dhe Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar.

/ata.gov.al