Fluks turistësh në Alpet e Shqipërisë, rreth 558 mijë në 2023

18

Mijëra vizitorë vendas e të huaj kanë shfaqur interes gjatë 2023 për të vizituar Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë.

I cilësuar si një destinacionet e preferuara të të pasionuarve pas turizmit malor turistët kanë vendas dhe të huaj shijojnë natyrën magjepsëse që ofrojnë Alpet.

Alpet përfshijnë lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistë vendas dhe të huaj shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Agim Dardha tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 Thethi, Vermoshi dhe Boga u vizituan nga 324 220 turistë, nga të cilët 184 900 vendas dhe 141 320 të huaj”.

“Ndër zonat më të vizituara në Alpe janë Thethi, Valbona, Boga, të cilat janë konsideruar nga mjaft turistë si destinacionet më të bukura malore”, tha Dardha.

Dardha tha se “në rritjen e numrit të vizitorëve ka ndikuar edhe përmirësimin i infrastrukturës, ku një vend të veçantë ka zënë edhe shenjimi i shtigjeve, duke krijuar lehtësira për lëvizjen e tyre”.

Sipas tij, turistët vendas, por edhe nga turistët e huaj, parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriore të vendit.

“Turistët e huaj, por edhe ata vendas e kalojnë natën në bujtinat që ndodhen në këto zona turistike malore ku shijojnë edhe ushqimet tradicionale të zonës”, tha ai.

Drejtori i ADZM Kukës, Lefter Gjana tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 lumi i Gashit, Lugina e Valbonës dhe Luginën e Tropojës janë vizituar nga 233 695 turistë, nga të cilët 129 600 vendas dhe 104 095 të huaj”.

Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe.

Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.

/ata.gov.al