Fluturime duke filluar me 29 euro/ WizzAir sjell 5 destinacione të reja low cost

173

“Wizz Air”, linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Europën Qendrore dhe Lindore, njoftoi sot 5 linja të reja nga Tirana për në Itali duke filluar nga vera e 2020-ës.

Të gjithë pasagjerët, individë apo nga bizneset, do të përfitojnë nga lidhjet e shpeshta për të arritur dhe zbuluar pesë destinacione interesante italiane si: Milano, Bergamo, Bologna, Verona, Venecia, Treviso dhe Pisa.

Këto fluturime me tarifat e ulëta të Wizz nga Tirana në Itali do të fillojnë nga 29 marsi 2020.

Duke iu përgjigjur kërkesave të klientëve të saj dhe të angazhuar për të krijuar mundësi më të volitshme udhëtimi, “Wizz Air” dyfishoi rrjetin e saj nga Tirana, duke ofruar në vitin 2020 një total prej 10 fluturimesh për 5 vende që do të kontribuojnë më tej në rritjen e turizmit në hyrje dhe dalje dhe përmirësimin e lidhjeve të biznesit midis këtyre vendeve.

“Wizz Air” është kompania më e madhe ajrore në Europën Lindore dhe Qendrore. Flota ajrore e saj përfshin 120 njësi ajrore të tipit “Airbus A320”, “Airbus A321” dhe “Airbus A321neo”. “Wizz Air” fluturon drejt 700 drejtimeve nga 25 baza ajrore.

“Wizz Air” shërben si pikë lidhëse për 154 destinacione nga 45 vende të ndryshme.