Fluturimet nga aeroporti i Rinasit, 2.3 milionë udhëtarë për 9 muaj

103
CIT Aerospace 737-MAX8 Artwork K65921

Sezoni turistik këtë vit duket të jetë zgjatur. Tregu i transportit ajror të pasagjerëve është një provë e tërthortë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i pasagjerëve që udhëtuan nga aeroporti i Tiranës për muajin shtator arriti në 299 mijë, me një rritje 12% krahasuar me një vit më parë. Për nëntëmujorin, nga Aeroporti i Tiranës kanë udhëtuar afro 2.3 milionë pasagjerë me një rritje prej 14% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e Instat treguan se për nëntë muajt e parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan 5.1 milionë shtetas të huaj, në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa daljet e shqiptarëve jashtë vendit arritën në 4.1 milionë, në rritje me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu i transportit ajror të pasagjerëve po rritet për të shtatin vit radhazi dhe potencialet janë ende të mëdha.