FLYNAS në Shqipëri, linjë ajrore Tiranë-Riad

83

Kompania ajrore low cost FLYNAS, do të nisë operimin në Shqipëri duke ofruar fluturime Tiranë-Riad. FLYNAS është kompania e dytë më e madhe në Arabinë Saudite dhe është vlerësuar për dy vite radhazi si kompania që ofron çmimin më komkurrues në fushën e low cost.

Flynas është një kompani low cost me qendër në Arabinë Saudite, e themeluar në vitin 2007. Aktualisht kjo kompani ka në flotën e saj 31 avionë dhe së shpejti do të nënshkruajë marrëveshjen e dytë më të madhe në rajon me Airbus për të marrë edhe 120 avionë të tjerë.

Në vitin 2018 rreth 6.6 milionë pasagjerë kanë fluturuar nëpërmjet 60 mijë fluturimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të Flynas. Destinacionet e fluturimeve të kësaj kompanie ajrore përfshijnë Austrinë, Turqinë dhe Greqinë në Europë si dhe gjithë vendet e Lindjes së Mesme dhe një sërë vendesh të Lindjes së Largët.