‘Fol me fëmijët, lëre telefonin’, hapet restoranti i parë që u “sekuestron” prindërve celularët

195

Një restorant familjar në Britaninë e Madhe ka vendosur që të krijojë një zonë pa celularë për klientët e tyre.

Iniciativa vjen pasi një studim ndërkombëtar zbuloi se shtatë në dhjetë fëmijë dëshironin që prindërit e tyre të shpenzonin më pak kohë në telefonat e tyre dhe më shumë kohë duke folur me ta.

Sondazhi zbuloi se një në dhjetë fëmijë (tetë për qind) janë përpjekur të fshehin celularin e një prindi për të marrë më shumë vëmendje.

Kamerierët te Frankie dhe Benny u kërkojnë klientëve të tyre që të dorëzojnë telefonin e tyre kur hyjnë në një nga 250 restorantet e zinxhirit.

Dhe, për ata që pranojnë ta dorëzojnë celularin, ushqimi për fëmijët do të jetë falas.

Pronarët thonë se fushata “No Phone Zone”është një përpjekje për ta bërë kombin ta përqafojë më shumë dhe ta vlerësojë kohën e shpenzuar me familjen.