“Fol si n’shpi”/ Nga sot zero tarifa shtesë në roaming, përfshirë internetin

14

Nga sot (1 korrik) në 6 vende të Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria roaming është zero.

“Fol si n’shpi”, nisma e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë, kur pajtimtarët e rrjeteve celulare të Shqipërisë të vizitojnë vendet e BP-së.

Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, më 4 prill 2019.

Nisma për roaming zero është histori suksesi dhe nuk do të shkaktojë humbje për kompanitë celulare.