“Folk Fair”, Shqipëria pjesë e panairit ndërkombëtar folklorik në SHBA

11

Tradita dhe folklori shqiptar prezantohen në SHBA. “Folk Fair” është panairi ndërkombëtar folklorik, i cili do të zhvillohet në datat 24-27 tetor, në qytetin Shën Petersburg, Florida.

Në këtë event komuniteti shqiptar do të përfaqësohet nga grupi i valleve “Shqiponja”, së bashku me Fondacionin e Trashëgimisë Shqiptare në Tampa (AHFT).

Ky panair, i cili organizohet për të 45-ën herë bashkon të gjitha komunitetet në Amerikë për të prezantuar kulturën dhe traditat e vendeve të tyre të origjinës.

Të gjithë bashkë atdhetarët janë të ftuar të suportojnë grupin e valleve “Shqiponja” për të paraqitur sa më mirë vlerat dhe traditat e Shqipërisë.

Qellimi i Fondacionit të Trashëgimisë Shqiptare në Tampa (AHFT) është që të promovojë, të shpërndajë, dhe edukojë publikun për kulturën, gjuhën, artin shqiptar duke u bazuar në bashkëpushimin dhe energjinë krijuese të komunitet shqiptaro-amerikan të Tampa Bay Area.