Fondet e IPARD/ 57 milionë euro për fermerët, afati për aplikim deri më 16 Dhjetor

54

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka hapur më 30 Tetor thirrjen thirrja e dytë të programit IPARD ku janë vendosur në dispozicion  57.6 milionë euro në mbështetje të agrobizneseve dhe fermerëve. Duke u nisur nga problematika e thirrjes së parë, këtë radhë janë bërë disa lehtësira, në mënyrë që subjektet ta kenë më të thjeshtë përthithjen e fondeve.

Agrobizneset do të kenë rreth 1 muaj e gjysmë në dispozicion për të bërë dorëzuar dosjet e aplikimit pranë AZHBR.

Në thirrjen e dytë, do të financohen 3 masa: Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore; Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore; diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit. Financimi fillon me një minimum prej 10 mijë eurosh dhe maksimum deri në 2 milionë euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike arrin deri në 70 për qind të  totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.