Fondet IPARD, 40 % e financimit për sipërmarrjet nga gratë e zonave rurale

36

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka mbështetur gratë në zonat rurale me financime direkte për blegtorinë , bletarinë , fermat organike, peshkimin.

40 % e financimit nga programi IPARD shkon për sipërmarrjet nga gratë rurale në grante për investimet në ferma, sipërmarrje agropërpunuese dhe turizëm rural.

Nëpërmjet kësaj mbështetje synohet fuqizimi ekonomik i grave në fshat. Ndërsa roli i grave në ekonominë dhe zinxhirët e vlerës në zonat rurale shkon përtej prodhimit.

Organizimi i grave rurale në shoqata, u ka mundësuar atyre të përfitojnë edhe nga skemat e mbështetjes financiare, për të zhvilluar biznesin në fushën e agropërpunimit të prodhimeve bujqësore, por edhe të artikujve tradicional të zonës së tyre.