Fondet IPARD/ 58 milionë euro për fermerët, ja deri kur mund të aplikoni

58

Aplikimet për të përfituar nga Programi i ri IPARD II, me një fond prej 57.68 milion euro, për tre masa të ndryshme, do të pranohen nga 15 janar 2020, pranë zyrës qendrore të AZHBR-së.

Programi synon të mbështesë fermerët, shoqëritë e bashkimit bujqësor, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizikë, juridikë, mikro-sipërmarrjet dhe sipërmarrjet e vogla private jo bujqësore që kryejnë investime në sektorin bujqësisë.

Investimet përfshijnë prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, mishit, fruta perimeve, vreshtave, investime mund të kryhen në akuakulturë, si dhe në lidhje me shërbimet për popullsinë e zonave rurale, turizmin natyror, si dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Programi IPARD ka qenë transformues për sektorin e bujqësisë të shumë vende në rajonin e Ballkanit.

Në këtë link të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  (kliko AZHBR) do të gjeni informacionet e nevojshme.