Fondi 744 milionë lekë për fermerët, ja 4 hapat si të aplikoni në e-Albania

12

Aplikimi për Skemat Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2020 janë hapur që prej ditës së djeshme dhe është hera e parë që aplikohet online në e-Albania me zero dokumente.

Ja hapat që duhet të ndiqni:

-Fillimisht regjistrohu në e-Albania, si qytetar, me të dhënat e kartës tuaj të identitetit

-zgjidh shërbimin “Aplikim për Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët’’

-zgjidh llojin e fermerit

-zgjidh vendndodhjen e fermës

-zgjidh masën si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni

-kliko dërgo

Pas fushatës së informimit në të gjithë vendin, fermerët do të kenë mundësi të bëjnë aplikimet e tyre prej datës 29 maj deri më 19 qershor.

Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin.

Skema Kombëtare financon 7 masa: Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar. Masa 2: Bletaria. Masa 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik. Masa 4: Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike. Masa 5: Mbështetje për fermat organike. Masa 6: Certifikimi Global Gap. Masa 7: Investo në agroturizëm dhe përfito 50% financim.