Fondi i Ambasadorëve: Afati për projektet e reja përfundon në 13 dhjetor

10

Ambasada Amerikane në Tiranë bëri me dije se, projekti i Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP) në Luginën e Drinos po ecën me hapa të shpejtë, me përpjekje të përqendruara jo vetëm në restaurimin dhe konservimin e këtyre siteve të pasura kulturore dhe historike, por gjithashtu në krijimin e shtigjeve lidhëse për kishat dhe manastiret e zonës. Projekti ka si qëllim që me përfundimin e tij, kjo zonë të tërheqë më shumë turizëm në këto site të rëndësishme.

Ambasada e SHBA gjithashtu kujtoi afatin për propozime për projektet e radhës.

“Teksa vazhdojmë të mbështesim ruajtjen e këtyre thesareve kulturore, duam t’ju kujtojmë se propozimet për raundin e ardhshëm të AFCP duhet t’i dorëzohen Ambasadës së SHBA-së deri më 13 dhjetor 2024”, shkruhet në rrjetet sociale të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Grantet variojnë nga 25,000 dollarë deri në 500,000 dollarë, dhe projektet mund të zgjasin nga një deri në pesë vjet.

Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në dy dekadat e fundit ka kontribuuar me 1,5 milionë dollarë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë.

Referenca: ata.gov.al