Fondi i Komuniteteve, përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati në Tiranë

37

Shembulli i Thanas Dhespos, i cili dy vjet më parë me dëmshpërblimin për 16 vitet e vuajtjeve në burgjet e komunizmit rikonstruktoi fasadën e pallatit ku jetonte, është ndjekur edhe nga banorët e tjerë të lagjes. Pallati i radhës i rehabilituar nga Fondi i Komuniteteve ndodhet në Rr. Fadil Bodinaku, ku gjysmën e financimit e kontribuuan banorët dhe gjysmën tjetër Bashkia e Tiranës.

Rikonstruksioni i pallatit përfshiu restaurimin e fasadës, termoizolimin për rritjen e eficencës së energjisë elektrike, ndërsa bashkia po vijon investimin për këndin e lojërave dhe sheshin e pushimit.