“Fondi i Komuniteteve”, rikonstruktohen të gjitha godinat e pallateve “Hawai”

180

“Fondi i Komuniteteve” një nismë e Bashkisë së Tiranës u krijon mundësinë qytetarëve të rikonstruktojnë pallatet e tyre.

Pas suksesit me pallatet e para “Hawai” në Rr. “Andon Z. Cajupi” në Njësinë 5, këtë mundësi e kanë pasur edhe banorët e godinave të tjera në këtë bllok banimi, të cilët i kanë dhënë një pamje krejt të re banesave të tyre, ndërkohë që Bashkia e Tiranës është duke punuar për rehabilitimin e rrugëve dhe të trotuareve.

Pallatet “Hawai” njihen si banesat e para që u ngritën në Tiranë gjatë periudhës së tranzicionit, të cilat deri pak javë më parë ishin në një gjendje të degraduar