Fondi për “Start-up”, përfitojnë 7 nga 20 aplikimet tek AIDA

284

Shtatë sipërmarrje private kanë fituar të drejtën për t’u financuar nga fondet e buxhetit të shtetit si sipërmarrje Start-up. Nga rreth 20 aplikime, Komisioni i Aprovimit të Granteve (KAG) për Fondin Start-up miratoi vetëm shtatë.

Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve fituese janë nga Tirana.

Ato u përkasin sektorëve si: artizanati, bimët mjekësore, teknologjia e informacionit dhe komunikacionit, druri dhe tekstilet.

Fondi ka për qëllim të mbështesë bizneset e sapokrijuara “Start-up” në Shqipëri, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë. Një sipërmarrje mund të përfitojë maksimalisht 300,000 lekë për projekt. Skema mbulon 70% të shpenzimeve të miratuara brenda limitit të mësipërm. Pagesa e fondit të përfituar bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund.

fondet-startup

Burimi: Revista Monitor