Food Bank Albania, fushatë sensibilizimi në Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit

349

Food Bank Albania, në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Ushqimit, zhvilloi sot një takim me nxënësit e shkollës  ”Memorial International School of Tirana” ku dhe shpjeguan rëndësinë e sensibilizimit me familjet në nevojë. Nxënësit e kësaj shkolle treguan gatishmëri, duke dhuruar ushqime për familjet në nevojë.

Food Bank Albania është një organizatë jofitimprurëse, e cila ka për qëllim të luftojë urinë dhe mbetjet ushqimore në Shqipëri duke ndërgjegjësuar dhe duke ndërtuar solidaritet midis njerëzve për këtë qëllim.