Me rastin e Ditës Botërore Kundër Varfërisë Ekstreme, Food Bank Albania organizoi një fushatë vullnetare për dhurime ushqimore në supermarketet e Tiranës. Ishin 5 pika Eco Market si dhe Joena Supermarket të cilat iu bashkuan nismës me mbi 60 vullnetarë. I gjithë ushqimi i mbledhur do të shpërndahet brenda muajit tek familjet në nevojë.