Food Bank Albania, ndihma familjeve në nevojë përgjatë gjithë dimrit

299

Food Bank Albania, një organizatë e cila ka për qëllim të luftojë urinë në Shqipëri, e filloi ”Projektin e Dimrit” në muajin dhjetor duke shpërndarë ndihma për 375 familje çdo muaj në rrethet e Shkodrës, Lezhës, Fierit, Elbasanit, Korçës e Tiranës. Ky projekt, falë partnerëve dhe bashkëpuntorëve të Food Bank Albania, do të vazhdojë të sigurojë këtë ndihmë për familjet në nevojë deri në muajin Mars.