Forcat e Armatosura të Shqipërisë po vazhdojnë punën për ndërtimin e urës në Voskopojë

59

Efektivët e batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po vazhdojnë punën edhe këtë fundjavë për ndërtimin e urës në Voskopojë, Korçë, pavarësisht reshjeve të dëborës.

Ura pritet të përfundojë javën e ardhshme dhe u vjen në ndihmë më shumë se 1 mijë banorëve e njëkohësisht lehtëson lëvizjen e 50 mijë turistëve që vizitojnë çdo vit këtë zonë turistike.