Forcohen marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Gjermani, vendi ynë rekord eksportesh

16

Pavarësisht situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19, në 10 muajt e parë të vitit shkëmbimet tregtare me Gjermaninë shënuan rritje, krahasuar me të njëjtë periudhë të 2019-s. Eksportet sipas INSTAT, u rritën me 14.3%, ndërsa importet shënuan një rritje prej gati 1%.

Në vlerë, shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 10-mujorin e këtij viti llogariten në 51.5 miliardë lekë. Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën janar-tetor të vitit 2020 eksportet shqiptare drejt Gjermanisë arritën një vlerë prej 13.6 miliardë lekësh.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 7.5 miliardë lekë, pasuar nga grupi “makineri pajisje dhe pjesë këmbimi”me gati 1,6 miliardë lekë.