Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,38 lekë dhe këmbehet me 96,12 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 100,06 lekëve, ose 0,35 lekë më shumë se të mërkurën.
Monedha britanike u mbiçmua me 0,65 lekë dhe këmbehet me 119,58 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,95 lekë, ose 0,65 lekë më shumë se një ditë më parë.
Referenca: ata.gov.al