Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua sot me 0,02 lekë dhe këmbehet me 94,47 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 99,03 lekëve, ose 0,10 lekë më shumë se ditën e premte.
Monedha britanike u mbiçmua me 0,19 lekë dhe këmbehet me 118,96 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 104,89 lekë, ose 0,13 lekë më shumë se një ditë më parë.
Referenca: ata.gov.al