Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,02 pikë dhe këmbehet me 96,14 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0,26 pikë dhe këmbehet me 99,80 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0,17 lekë duke u kuotuar në vlerën 119,41 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 105,58 lekë, ose 0,37 lekë më pak se ditën e enjte.
Referenca: ata.gov.al