FOTO/ 29 vjeçari nga Durrësi mbjell 137 hektarë tokë me grurë dhe misër – Njihuni me Erlinin

1447

Erlin Lala, nga fshati Jubë i Durrësit, vetëm me vëllain e tij ka mbjelle dhe kultivuar drithëra në 137 hektarë tokë.

“Nga të cilat 55 ha janë grurë, 65 ha misër, 5 ha fasule dhe pjesën tjetër jonxhë. Pothuajse se gjysmën e fshatit e kam mbjellë unë më vëllanë, pjesën tjetër fshatarët,” – ka deklaruar i riu në një intervistë për Top Channel.

Ndryshe nga moshatarët e tij, Erlini thotë se puna që di të bëjë më mire, është të punojë tokën. Edhe pse studimet i ka përfunduar për informatike ekonomike, 29-vjeçari thotë se kompjuterin nuk e ka ndezur kurrë, pasi që në vogëli pasioni i tij ka qenë bujqësia. Ndonëse i ri, fermeri që mbjell gjysmën e fshatit me grurë dhe misër, thotë se pasioni i tij është dhe patriotik.

Sipas Erlinit, Shqipëria i ka potencialet bujqësore që të fitojë pavarësinë nga gruri i eksportit.

“Të hamë bukë shqiptare duhet filluar nga infrastruktura duke rregulluar rrugët dhe kanalet kulluese atëherë nuk do të mbesë asnjë copë toke pa mbjellë. Dhe nuk do të kemi nevojë për grurë eksporti”. /Marrë me shkurtime nga Top Channel