FOTO/ Aksion për pyllëzimin e malit të Dajtit, hidhet 50 kg farë ahu

29

Për të mundësuar ri-pyllëzimin e sipërfaqeve të djegura në malin e Dajtit, dje, grupi “Maraton Albania” nën organizimin e shoqatës Eco Vizion organizuan një aksion për hedhjen e rreth 50 kg fare Ahu.

Përmes këtij proçesi synohet mbështetja e rigjenerimit natyror të pyjeve me Ah në Dajt, në mënyrë që sipërfaqet e djegura të vishen ashtu siç kanë qenë më parë, me pyje!

Aktiviteti u drejtua nga AdZM Tiranë!

Në vijim do të ketë edhe aktivitete të tjera të tilla ndaj gjithkush është i mirëpritur të japë kontributin e sajë/tijë!