FOTO/ “Bukuroshja e Adriatikut”, kroçera e parë për këtë sezon turistik në Durrës

22

Kroçera ““La Belle De L’Adriatique” solli sot 81 turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë vijuar itinerarin e planifikuar për në destinacionet turistike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës.

“La Belle De L’Adriatique”, e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit, mbërriti mesditën e sotme dhe u ankorua në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend.

Pas ndalesës disa orëshe në Durrës, anija turistike do të vijojë lundrimin drejt Dubrovnikut.