Foto/ Del në shitje motori fluturues, ja sa kushton

146

Motori fluturues është zyrtarisht në shitje: quhet Hoverbike S3, arrin shpejtësinë 96 km në orë.

Hoverbike S3, prodhim rus, punon me benzinë ose bateri, peshon 114 kg dhe fluturon 5 metra mbi tokë.

Ai mund të shihet në rrugët e Dubait, në duart e efektivëve të policisë.

Faza e prenotimeve ka nisur tashmë, por çështja është se për ta marrë në dorë këtë lloj motori, duhet të kesh një llogari të majme bankare, sepse kushton plot 150.000 dollarë dhe jo vetëm kaq.

Kush dëshiron ta blejë, duhet të ketë edhe 10.000 dollarë të tjerë mënjanë, për kursin e detyrueshëm të drejtimit të mjetit.