FOTO/ Familja nga Malësia e Madhe ndërton fermën e dhive për furnizimin e baxhos së djathit

80

Sipërmarrësit kanë kthyer sytë nga bujqësia, ku trend në rritje janë investimet në fermat blegtorale. Shumë prej fermave të mëdha, tashmë po shtohen falë edhe mbështetjes financiare që adreson qeveria për investimet në blegtori, duke ndjekur modelet më të mira që sigurojnë prodhim sipas standardeve më të mira në të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Luçe Hasanaj ka ngritur një fermë blegtorale ku mbarështohen mbi 100 krerë dhi të racës Alpine dhe Sana të importuara nga Franca.

Falë mbështetjes së programeve të GIZ dhe të IPARD ajo ka ndërtuar fermën e dhive e cila prodhon lëndën e parë për baxhon e tyre të djathit ”Veleçiku”.

Produktet e saj familja Hasanaj i tregton më së shumti në restorantet e vendit.

Për këtë punishte, kujdeset djali i familjes, Gjovalin Hasanaj i cili rrëfeu se ferma në këto tre vite ka ecur mirë dhe synon të zgjerojë kapacitetet e prodhimit.