Foto/ Hapet Muzeu Kombëtar i Katarit

72

Në peizazhin kozmopolit të Dohës ka çelur trëndafili imagjinar i shkretëtirës, i cili mban firmën e Jean Nouvel. Pas vitesh të tëra punë, më së fundi, para disa ditësh, u përurua ndërtesa e re spektakolare, Muzeu Kombëtar i Katarit.

Struktura e re, 40 mijë metra katrorë, përqafon dhe përfshin në mënyrë simbolike pallatin e vjetër mbretëror, seli e qeverisë, dhe Muzeun Kombëtar kohë më parë.

Në të do të ketë vepra të reja, të autorizuara posaçërisht nga artistë ndërkombëtarë, objekte të rralla dhe me vlerë, dokumente dhe instalazione interaktive, për të treguar historinë e Katarit – nga 700 milionë vjet më parë e deri më sot – në bindjen se ndërtimi i një të ardhmeje të një populli nis nga njohja e rrënjëve të veta.

Arkitektura e veçantë e dizenjuar nga arkitekti francez, Jean Nouvel frymëzohet nga gjeografia e Katarit, duke evokuar historinë dhe kulturën.

I ndarë në tre Kapituj – Fillimet, Jeta në Katar dhe Duke ndërtuar Kombin – rrugëtimi muzeor shtrihet në tre galeri në thuajse 3 kilometra ekspozimi duke arritur deri te Pallati i restauruar i Sheikh Abdullah. Rrëfime, fotografi, muzikë, bizhuteri, kostume të vjetra dhe parfume krijojnë një përvojë unike, që përfshin gjithë shqisat.