Nga dita në ditë shtohen rastet e suksesit, ku shqiptarë të zakonshëm, pasi fitojnë eksperiencë në emigracion, vijnë në Shqipëri dhe investojnë idetë dhe financat e tyre.
E tillë është edhe historia e vëllezërve Gjeta në Lezhë. Ata u kthyen nga emigracioni në vitin 2005 dhe plot pasion iu përveshën punës për të nisur një sipërmarrje të re, falë kapitaleve dhe përvojës së fituar në Itali.
Rezultatet e këtij biznesi në sektorin e ndërtimit janë mbreslënëse. Kompania e ndërtimit për vepra civile e publike, me linjë të përpunimit të çelikut, kryesisht për eksport, së fundmi njeh edhe shtrirje në sektorin e hotelerisë.